Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk cenojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se përballja me veprat e rënda penale mbetet një prioritet i panegociueshëm. Gogu tha se rishikimi i Kodit synon të forcojë garancitë për qytetarët, pa dobësuar mekanizmat për hetimin dhe ndëshkimin e kriminalitetit të rëndë. Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook nga ministri, Theo Byl, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Antwerp dhe ekspert i Këshillit të Evropës, vlerësoi procesin e hartimit të ndryshimeve, duke thënë se gjatë diskutimeve janë lënë mënjanë disa propozime që mund të vështirësonin hetimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë. Byl theksoi se legjislacioni dhe procedura penale shqiptare po afrohen...