Ndodh për herë të dytë! Brajan Gruda duket “i mallkuar”, nuk luan dot për Gjermaninë
Brajan Gruda duket “i mallkuar”! Lojtari i Shqipërisë ishte për herë të dytë shumë pranë Gjermanisë, por në asnjë rast nuk ka mundur dot që të bëjë debutimin e tij. Një “mallkim” duket se ka prekur futbollistin me origjinë shqiptare që ka vendosur për Gjermaninë. Fillimisht Gruda u grumbullua për stërvitje nga Nagelsman, duke pritur që të shkonte në turne me Gjermaninë. Por më pas për shkak të dëmtimit, Gruda nuk kishte mundësi të priste për vendimin e trajnerit. Këtë herë situata ishte më fatale pasi Jurgen Klopp e ka grumbulluar për ndeshjet që do të zhvillohet në këtë muaj, por Gruda është dëmtuar sërish dhe nuk do të luajë dot për Gjermaninë. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com