Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, Embro Sulejmani: I kam çuar vetëm supë, çfarë krimi kam bërë…
Embro Sulejmani dhe Ergys Agasi TIRANË-Është zbardhur dëshmia e biznesmenit Embro Sulejmani në GJKKO, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim. Sulejmani, administrator i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, ka mohuar përpara GJKKO-së të ketë kryer ndonjë vepër penale, duke deklaruar se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet. “Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës. Sipas SPAK, Sulejmani dyshohet se ka ndihmuar Agasin për të fshirë gjurmët e takimeve të tij në ambientet e lokalit, gjatë periudhës kur ai ishte në arrati. Në kuadër të hetimit dyshohet se janë fshirë edhe pamje që dokumentonin...
Burimi:
zeri.ai