Ndezën zjarre në Fier, arrestohen 2 persona, 1 persona procedohet në gjendje të lirë (EMRAT)

Ndezën zjarre në Fier, arrestohen 2 persona, 1 persona procedohet në gjendje të lirë (EMRAT)

foto nga zjarret ne fier FIER- Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Fier, pasi dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga kanë rënë Pëllumb Zgurati, 66-vjeç dhe Durim Kapaj, 62-vjeç, ndërsa nën hetim është vendosur Dorian Muhametaj, 35-vjeç. Sipas njoftimit të policisë, këta persona dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatrat Ade, Kashisht dhe Drizë. Nga përhapja e zjarreve që kanë ndezuar këta shtetas, janë shkaktuar dëme në sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte.  Njoftimi:  Ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe ullishte, identifikohen 3 shtetas. Arrestohen 2 prej tyre, tjetri procedohet në gjendje të lirë. Pas marrjes së njoftimeve për disa vatra zjarri në territorin e qarkut Fier, strukturat e Komisariatit të Policisë Fier,...