Ndëshkimi i Serbisë në favor të paqes

Ndëshkimi i Serbisë në favor të paqes

Sulmi terrorist nga serbët në veri të Kosovës më 24 shtator, ku si qëllim final kishte aneksimin e këtij territori, të kujton vitin 1990 të serbëve në Knin të Kroacisë, por në sajë të profesionalizmit të Policisë së Kosovës, një plan i tillë dështoi, duke treguar se është e përgatitur në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Ndërsa pas kësaj date dialogu ne mes Serbisë e Kosovës, nuk mund të zhvillohet si deri më tash, sepse në favor të paqes Serbia duhet të ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar Ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës më 24 shtator, nuk janë të rastit sepse ata ishin nën dirigjim të pushtetit në Serbi, ndërsa çdo arsyetim, duke ia mveshur këtë organizim serbëve lokalë është tentim për të hequr përgjegjësinë...