Ndeshje spektakolare dhe emocione të forta, Interi pranë përmbysjes së madhe me Romën
AS Roma dhe Inter kanë dhuruar një përballje spektakolare në “Olimpico”, e vlefshme për javën e pestë të Serie A, duke u ndarë në barazim 2-2. Të dyja skuadrat hynë në këtë sfidë me pikë të plota pas katër javëve të para, ndaj pritshmëritë për një duel të madh ishin të larta. Roma e nisi në mënyrë perfekte takimin dhe kaloi në avantazh shumë shpejt. Në minutën e 6-të, Manu Koné përfitoi nga një aksion i ndërtuar nga Dybala dhe Molina dhe mposhti portierin Martinez, duke ndezur tifozët vendas. Interi pati vështirësi të reagonte dhe Roma shfrytëzoi momentin. Në minutën e 37-të, sërish Koné u shfaq në vendin e duhur dhe realizoi golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0. Megjithatë, zikaltërit nuk u...
Burimi:
sportekspres.com