Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, që zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të fluksit të tifozëve, nga ora 17:00 deri në përfundim të takimit do të kufizohet qarkullimi në disa akse pranë stadiumit, ndërsa Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të vijojnë të jenë të hapura. Kufizimet do të prekin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Lekë Dukagjini” dhe “Abdyl Frashëri”. Gjithashtu, te sheshi “Willson” lëvizja do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri” pak para përfundimit të ndeshjes. Rruga “Lekë Dukagjini” do të përdoret si koridor hyrjeje për në parkimin e...