Ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit, Dembele qetëson francezët: Gjithçka në rregull

Ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit, Dembele qetëson francezët: Gjithçka në rregull

Osman Dembele ka dhënë një përditësim pozitiv për gjendjen e tij shëndetësore pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Sulmuesi francez shënoi golin vendimtar në minutën e 4-të të ndeshjes në “Emirates”, duke i dhënë PSG-së avantazhin përballë londinezëve përpara përballjes së kthimit në Paris. Pavarësisht ndikimit të tij, Dembele u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një shqetësimi fizik, duke nxitur spekulime për praninë e tij në ndeshjen e dytë. Trajneri Luis Enrike komentoi pas ndeshjes: “Nuk është asgjë serioze, është mjaft e lehtë, por ekziston një dyshim për...
Burimi: Sot.com.al