Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndeshja e Kombëtares me Letoninë/ Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium
👁12134
Shqipëria do të përballet të martën me Letoninë në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Edhe pse ndeshja do të luhet në një distancë të largët, mbështetja për kuqezinjtë nuk do të mungojë. Raportohet se rreth 1 mijë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Rigas për të mbështetur Kombëtaren, me shpresën për një rezultat pozitiv. Ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet të martën, duke nisur nga ora 20:45.