Ndërtimi i parkut të parë eolik në Shqipëri, ministri Karakaçi: Prodhimi i energjisë nis në 2028

Ndërtimi i parkut të parë eolik në Shqipëri, ministri Karakaçi: Prodhimi i energjisë nis në 2028

Shqipëria nis ndërtimin e parkut të parë eolik, i cili do të ngrihet në Spille, në Bashkinë e Rrogozhinës. Marrëveshja për projektin me kapacitet 72.6 MW është nënshkruar këtë të enjte me kompaninë austriake “VERBUND”, ndërsa operimi tregtar parashikohet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2028. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se projekti ka marrë të gjitha lejet dhe ka përmbushur kushtet e nevojshme për nisjen e menjëhershme të punimeve. Sipas tij, është nënshkruar edhe marrëveshja e shitblerjes së energjisë elektrike. ”Ky park që ne sot nënshkruajmë marrëveshjen finale të saj, merr një rëndësi të veçantë. Me një kapacitet të instaluar prej 72.6 mega, ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një sektori të energjisë së...