Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka kërkuar dhe ka marrë masa sigurie ndaj disa pasurive në kuadër të një hetimi për ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre. Me vendim të gjykatës është sekuestruar hoteli “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një objekt pesëkatësh që, sipas Prokurorisë, dyshohet se është ndërtuar pa leje. Në kuadër të të njëjtit hetim është sekuestruar edhe një objekt pranë hotelit, me një kat të ndërtuar pa leje dhe me sipërfaqe 52.2 metra katrorë. Gjykata ka caktuar gjithashtu masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për shtetasin me inicialet K.P. Masat janë kërkuar në kuadër të procedimit penal nr. 522/2025, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal,...