Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Lezhës, ja çfarë dihet deri tani

Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Lezhës, ja çfarë dihet deri tani

Një i dënuar në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure. Viktima është identifikuar si A.H., 36 vjeç, i cili vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar” që nga data 27 nëntor 2021, në zbatim të një vendimi gjyqësor. I ndjeri ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 të institucionit, dhe ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore. Sipas dosjes, A.H. ishte arrestuar në vitin 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Burimi: Sot.com.al