Ndërron jetë në moshën 102-vjeçare aktorja legjendare Eva Marie Saint

Ndërron jetë në moshën 102-vjeçare aktorja legjendare Eva Marie Saint

Aktorja amerikane fituese e “Oscar”-it, Eva Marie Saint, e njohur për rolet në klasikët e Hollywood-it “On the Waterfront” dhe “North by Northwest”, ka vdekur në moshën 102-vjeçare. Saint ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles, për shkaqe natyrore, e rrethuar nga familjarët dhe njerëzit e saj të afërt, konfirmoi përfaqësuesi i familjes, Jeff Sanderson. Aktorja fitoi çmimin “Oscar” për aktoren më të mirë në rol dytësor për debutimin e saj në filmin “On the Waterfront” të Elia Kazan, në vitin 1954, ku interpretoi Edie Doyle, të dashurën e personazhit të luajtur nga Marlon Brando. Pesë vjet më vonë, ajo luajti përkrah Cary Grant në filmin thriller të Alfred Hitchcock, “North by Northwest”, duke portretizuar Eve Kendall, një prej personazheve më...