Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërron jetë kapiteni legjendar i Portos, fitoi Champions League nën drejtimin e Jose Mourinho
Jorge Costa, ish-futbollisti dhe kapiteni i Portos, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare. Drejtori teknik i Portos pësoi një atak kardiak, pak minuta pasi kishte dhënë një intervistë në mëngjesin e sotëm. Jorge Costa u asistua nga mjekët e klubit, të cilët ndërhynë edhe me defibrilator, derisa mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital. Ish-futbollisti i cili ngriti Champions League në vitin 2004, kur Porto drejtohej nga Jose Mourinho, kishte pësuar një atak kardiak edhe në vitin 2022, por asokohe ia kishte dalë të mbijetonte.