Ndërprerjet dhe dështimet teknologjike, Trump shkarkon shefin e sigurisë kibernetike
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të largojë nga detyra drejtorin kombëtar të sigurisë kibernetike, Sean Cairncross, në një moment kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një seri ndërprerjesh dhe dështimesh të mëdha teknologjike. Lajmi u konfirmua nga një burim pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili bëri të ditur se Trump e ka mbështetur plotësisht vendimin për shkarkimin e tij, duke argumentuar se Cairncross nuk kishte kualifikimet e nevojshme në fushën e sigurisë kibernetike për të ushtruar këtë funksion. Rrethanat e sakta të largimit nuk janë bërë ende publike, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ai po largohet nga administrata. Cairncross ishte emëruar nga Trump dhe kishte shërbyer për më shumë se një vit si drejtor kombëtar i sigurisë kibernetike, pasi ishte...
Burimi:
javanews.al