Ndërhyrja kirurgjikale e Sotës në Barcelonës përfundon me sukses, gjendja e mirë e mbrojtësit i gëzon të gjithë
KF Egnatia ka dalë me një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të futbollistit Eljon Sota, i cili pësoi një dëmtim të rëndë gjatë përballjes me Teutën. Mbrojtësi pësoi një dëmtim në regjionin e kyçit të këmbës, të shoqëruar me frakturë të fibulës, kockës së vogël të kërcirit. Për shkak të dëmtimit, lojtari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Barcelonë, e cila, sipas klubit rrogozhinas, u realizua me sukses. Tashmë për Sotën nis një periudhë e rëndësishme rikuperimi. Ai do të qëndrojë për dy javët e para në Barcelonë, ku do të ndjekë fazën fillestare të rehabilitimit postoperator nën mbikëqyrjen e specialistëve mjekësorë. Më pas, procesi do të vijojë në Shqipëri, sipas protokollit të përcaktuar nga stafi mjekësor. Lajmi pozitiv për Egnatian është gjendja e mirë...
Burimi:
sportekspres.com