Ndarja mes Interit dhe Asllanit gjithnjë e më pranë, palët vendosin kushte

Ndarja mes Interit dhe Asllanit gjithnjë e më pranë, palët vendosin kushte

Kristjan Asllani dhe Interi duket se do të ndahen përfundimisht këtë verë. Për këtë arsye, si Asllani dhe si klubi i kanë vendosur disa kushte njëri-tjetrit. Mediat italiane bëjnë me dije se Asllani ka kërkuar që skuadra ku do të shitet të jetë në mes të tabelës ose pretendente për një vend në Kupat e Europës, duke lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm te Bologna ose Fiorentina. Ndërsa Interi nga ana tjetër ka kërkaur që shitja e Asllanit të jetë përundimtare, duke mbyllur plotësisht mundësitë e një huazimi. Kujtojmë që më herët Asllani ka refuzuar largimin nga Seria A, duke i thnë “JO” ofertës së ardhur nga betis në Spanjë, si dhe nuk pranoi kalimin te skuadra e sapongjitur në Serie A,...