“Ndalim i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç”, Rama: Po studiojmë uljen e moshës për përgjegjësinë penale

“Ndalim i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç”, Rama: Po studiojmë uljen e moshës për përgjegjësinë penale

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me drejtuesit e gjimnazeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit ka paralajmëruar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, duke e lidhur këtë nismë me nevojën për të frenuar kërcënimet dhe agresionin në internet. "Është koha t’i japim përgjigje pyetjes sesi do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç dhe sesi do ta adresojmë gjithë këtë masë agresorësh që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin erëzin e qetësinë familjeve", tha Rama. Rama foli edhe në lidhje me masat që duhen marrë për të ndalur valën e dhunës dhe për përgjegjësinë që duhet të marrin edhe prindërit e të miturve që djegin e shkatërrojnë. Kreu i qeverisë tha se një...