Ndahet nga jeta Margarita Chant-Papandreu, aktivistja që kontribuoi në forcimin e të drejtave të grave në Greqi

Ndahet nga jeta Margarita Chant-Papandreu, aktivistja që kontribuoi në forcimin e të drejtave të grave në Greqi

Margarita Chant-Papandreu, aktivistja e njohur për kontributin e saj në forcimin e të drejtave ligjore dhe sociale të grave në Greqi, ka ndërruar jetë në banesën e saj në Athinë, vetëm pak ditë para se të mbushte 103 vjeç. E lindur në Oak Park të Illinoisit, më 30 shtator 1923, Chant-Papandreu ishte bashkëshortja e ish-kryeministrit grek Andreas Papandreu. Djali i tyre, Giorgos Papandreu, shërbeu gjithashtu si kryeministër i Greqisë, ndërsa presidenti i Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasulas, vlerësoi kontributin e saj në përmirësimin e pozitës së grave në shoqërinë greke. Sipas Tasulas, Chant-Papandreu “mbështeti dhe frymëzoi reformën e së drejtës familjare, ndryshimin në të drejtat sociale dhe politike dhe përmirësimin e pozitës së grave në shoqërinë greke”. Chant-Papandreu ishte aktive në lëvizjen feministe dhe drejtoi...