Ndahet nga jeta këngëtari dhe producenti i njohur, Eroll Jakupi

Ndahet nga jeta këngëtari dhe producenti i njohur, Eroll Jakupi

U nda nga jeta këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili la gjurmë në muzikën shqiptare si autor i shumë hiteve. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë e tij, ndërsa lajmin e ka shoqëruar me një mesazh prekës edhe dirigjenti Emrush Thaçi. “Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar Thaçi në një postim kushtuar mikut të tij. Vdekja e Eroll Jakupit është një humbje për skenën muzikore shqiptare, ku ai kontribuoi përmes këngës dhe produksionit muzikor. ObserverKult Lexo edhe:https://observerkult.com/ Ndahet nga jeta shkrimtari japonez Ryu Murakami