Ndahet nga jeta aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët

Ndahet nga jeta aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët

Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht shkaku. Sipas informacioneve të raportuara, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Pasi kishte shkuar në apartament, ajo e kishte gjetur Kiliç të palëvizshëm në divanin e dhomës së ndenjes. Në vendngjarje janë njoftuar policia dhe ekipet mjekësore, të cilat pas mbërritjes kanë konstatuar vdekjen e aktorit. Sipas deklarimeve që partnerja e tij i ka dhënë policisë, Kiliç vuante nga kanceri limfatik, i njohur si limfoma. Media të ndryshme turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me...