Nazarko: Kurti shmangu skenarin destabilizues, Kosova u paqësua dhe Serbia nuk mori atë që donte
I ftuar në SYRI TV, me moderatoren Sibora Bitri, analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjen e Presidentes së re, Justina Shiroka Pula, duke e cilësuar zgjidhjen si të mençur dhe të duhur. Nazarko tha se Albin Kurti arriti të shmangë një skenar destabilizimi, në një situatë ku protestuesit përfshinin edhe ish-luftëtarë dhe vendi rrezikonte të shkonte drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, nga këndvështrimi i interesit publik, shtetëror dhe kombëtar, Kosova tashmë është qetësuar, çka ai e konsideron zhvillim pozitiv. Nazarko: Mendoj se është një zgjidhje e mençur, e duhur dhe me këtë Kurti përgënjeshtroi pozitivisht dhe më skeptikët dhe kritikët më të fuqishëm të tij, dhe shmangu një skenar destabilizimi i cili lidhet me faktin që protestuesit...
Burimi:
syri.net