NATO i dërgon mesazh Moskës: Në rast sulmi, do të përgjigjemi menjëherë!
“Në rast të një sulmi, jemi gati të luftojmë menjëherë, por kjo nuk do të thotë se do të ulim vigjilencën. Do të vijojmë të përgatitemi dhe të stërvitemi çdo ditë, për të qenë gjithnjë e më të gatshëm, si nesër, ashtu edhe në ditët në vijim”. Kështu deklaroi komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Europë, Alexus G. Grynkewich, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, ku prezantoi strategjinë e quajtur “Teoria e fitores: Si të arrihet suksesi ushtarak kundër Rusisë përmes parandalimit dhe mbrojtjes?”. Sipas tij, përgatitja për luftim nënkupton, para së gjithash, aftësinë për të fituar në mbrojtje, por demonstrimi i gatishmërisë ushtarake është thelbësor edhe për të parandaluar konfliktet. “Demonstrimi i gatishmërisë për të vepruar sipas strategjisë sonë është çelësi për...
Burimi:
javanews.al