Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Bjellorusia është kundërshtari i parë i kombëtares në këtë sezon të ri të Nations League. Trajneri Goncharenko në konferencën për shtyp foli në prag të sfidës me kuqezinjtë duke nisur gjithçka me gjendjen e futbollistëve të tij. ‘Do të thosha se kemi pasur një atmosferë shumë pozitive dhe plot energji gjatë gjithë grumbullimit. Kjo vlen si për stërvitjen, ashtu edhe për seancat teorike dhe komunikimin brenda ekipit. Lojtarët kanë një qasje me tregojnë përgjegjësi të lartë si në stërvitje, ashtu edhe në procesin e rikuperimit. Ata po bëjnë gjithçka që munden për të luajtur mirë në ndeshjet në vijim”,tha Goncharenko. Trajneri bjellorus thirri në skuadër edhe 3 futbollistë që nuk ishin në listën fillestare me Goncharenkon që theksoi se formati i ri kushtëzoi këtë vendim...