Natë e bukur
7 September, 2026 - 23:40 Poezi nga Goethe La kasollen e vetmuar Miken që më ndjen në gji Bredh çaplehtë dhe i menduar Nëpër pyll e shkretëti Hëna shket mbi lis e plepa Fryn zefiri që më deh Dhe baloshet ulin lehtë Degë e fletë gjer përdhe! Ç’më gëzon ky fresk, kjo verë Dhe kjo natë plot magji! Gaz si ky mjaft rrallë herë Më vërshoi brenda në gji! Natë e bukur si perrallë Po një mijë si këtë Mbaj, qiell, veç të më falë Vasha ime, vetëm një!/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com