“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut të 1889-ës
Një studim i ri astronomik sugjeron se piktura e famshme “Nata me yje” e artistit holandez Vincent van Gog mund të pasqyrojë një vëzhgim real të qiellit mbi qytetin Saint-Rémy të Francës, në agimin e 22 korrikut 1889. Sipas studimit, të publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports” nga studiues të Universitetit ”Kyung Hee” në Seul, në bashkëpunim me kompaninë koreano-jugore ”Sllab”, konfigurimi i Hënës, planetit Venus dhe grumbullimit yjor përputhet, në vija të përgjithshme, me elementet qiellore të paraqitura në pikturë. Deri më tani, krijimi i veprës është datuar tradicionalisht në qershor të vitit 1889, bazuar në një letër që Van Gogu i kishte dërguar vëllait të tij, Teos, rreth datës 18 qershor. Megjithatë, faza e Hënës në atë periudhë nuk përputhet me gjysmëhënën e...
Burimi:
kultplus.com