Napoli arrin marrëveshjen me De Bryne

Napoli arrin marrëveshjen me De Bryne

Kevin De Bruyne me gjasë do të transferohet te Napoli si lojtar i lirë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, aktualisht po bëhet shkëmbimi i dokumenteve pasi është arritur marrëveshja mes palëve. Napoli, siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shpreson që testet mjekësore për mesfushorin të kryhen sa më shpejt të jetë e mundur, me kontratën e De Bruyne me Manchester City që skadon të hënën. 33-vjeçari lë Anglinë pas disa sezonesh atje dhe do të luajë në Itali për herë të parë në karrierë. De Bruyne pritet të nënshkruajë marrëveshje dy vjeçare.
Burimi: Vizionplus.tv