Nafta ruse përplas republikanët me Trumpin, përgatet projektligjin kundër marrëveshjes
Marrëveshja e presidentit amerikan Donald Trump për furnizimin me naftë ruse ka shkaktuar përplasje edhe brenda radhëve të Partisë Republikane. Kongresmeni republikan Brian Fitzpatrick ka njoftuar se do të paraqesë një projektligj dypartiak që synon të ndalojë blerjet e naftës ruse, duke kundërshtuar vendimin e administratës Trump për lehtësimin e kufizimeve ndaj eksporteve ruse të karburanteve. Fitzpatrick, bashkëkryetar i Grupit të Dhomës së Përfaqësuesve për Ukrainën, bëri të ditur se nisma do të quhet “Ronald Reagan: Paqe përmes Forcës”. Ai synon të sigurojë mbështetjen e nevojshme për ta çuar projektligjin në votim në Dhomën e Përfaqësuesve, përmes një peticioni të posaçëm që kërkon të paktën 218 firma. Kjo procedurë mundëson anashkalimin e pengesave nga komisionet përkatëse dhe udhëheqja e Dhomës, por nisma duhet të kalojë...
Burimi:
ntv.al