Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët ditën e sotme nëse kishte një ftesë publike për bashkim me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, pas zhvillimeve të fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste. Ai shmangu përmendjen e drejtpërdrejtë të dy emrave, por përsëriti thirrjen për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë që janë kundër kryeministrit Edi Rama. “Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë duhet të bashkohen për ta përcjellë një minutë e më parë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK-u ditën e sotme.