Nafta afro 230 lekë, fermerët në vështirësi: Po e blejmë njësoj si makinat luksoze
Rritja e çmimit të naftës po rëndon kostot e fermerëve dhe blegtorëve, të cilët thonë se e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë shpenzimet për punimin e tokës. Në fshatin Pinet të Tiranës, Xhaferr Tabaku merret me blegtori dhe bujqësi. Ai ka disa krerë lopë e dhi, ndërsa zotëron edhe tre traktorë që i përdor për punimin e rreth 20 hektarëve tokë që ka marrë me qira. Sipas tij, me çmimin aktual të naftës, shpenzimet për karburant arrijnë në rreth 4 milionë lekë të vjetra në muaj. Tabaku thotë se nuk ka përfituar nga një çmim i reduktuar për karburantin bujqësor dhe se furnizohet në pikat e zakonshme të karburantit. “Kam 20 hektarë tokë me qira. Unë në muaj i harxhoj 4 milionë...
Burimi:
ntv.al