Nafta 219 lekë/ Blushi sfidon Ramën: Hiqni taksat, ulni çmimin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i bëri thirrje qeverisë të pezullojë Taksën e Qarkullimit dhe Taksën e Karbonit, duke argumentuar se kjo do të ulte menjëherë çmimin e naftës për qytetarët dhe bizneset.Blushi deklaroi se vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të ulur çmimin e karburanteve, ndërsa kërkoi që mazhoranca të rikthejë për shqyrtim dhe votim projektligjin e depozituar nga Partia e Lirisë për pezullimin e këtyre taksave. “Ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut fqinje po marrin masa konkrete për të ulur çmimin e karburanteve dhe për të mbrojtur qytetarët nga rritja e kostos së jetesës, në Shqipëri nafta ka arritur në 219 lekë për litër, duke e bërë edhe më të rëndë barrën e pamerituar mbi familjet shqiptare, biznesin dhe...
Burimi:
ntv.al