Na u zhvlerësua euro”/ AMA rriti me 1.3 milionë euro kompesimin e TV-ve kombëtare për lirimin e frekuencave
Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 6.43 milionë euro për të kompensuar televizionet kombëtare që të lirojnë frekuencat e brezit 700 MHz, të nevojshme për rrjetin celular 5G. Kjo faturë është rritur me 1.3 milionë euro krahasuar me planin fillestar, pasi Autoriteti i Mediave Audiovizive pranoi ankesat e operatorëve televizivë për rënien e Euros dhe shtrenjtimin e pajisjeve, duke e çuar fondin nga 5.14 milionë në 6,43 milionë euro. Projektligji i miratuar tashmë nga qeveria parashikon që këto para nga buxheti i shtetit të ndahen mes televizionit publik RTSH dhe pesë operatorëve privatë: Top Channel, TV Klan, Digitalb, ADTN dhe Media Vizion. Si u bind AMA të rriste faturën?Kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hodhi për konsultim publik draftin e parë në shtator të vitit 2025,...
Burimi:
sot.com.al