“Na thoni, kush para shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?” – Universiteti i Bernës në Zvicër vërteton deklaratën e at Gjergj Fishtës

“Na thoni, kush para shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?” – Universiteti i Bernës në Zvicër vërteton deklaratën e at Gjergj Fishtës

NGA FRANK SHKRELI Universiteti i Bernës në Zvicër pohoi zyrtarisht se Lini në Pogradec, është vendbanimi më i vjetër në Europë, njoftojnë një numër mediash në trojet shqiptare, por edhe mëtej. Sipas të dhënave në media, por dhe deklratave zyrtare, rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare, në bashkpunim midis arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec, është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë, sipas ekspertëve zviceranë e shqiptarë – një zbulim ky shumë i madh, sipas tyre. Në këtë ndërkohë edhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar në portalin e saj, duke e cilësuar punën e ekspertëve zviceranë e shqiptarë, si, “Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit!” Ndërsa selia diplomatike zvicerane njofton se...