“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten
Pas debatit të një dite më parë me aktivisten Arvina Lleshi gjatë takimit me banorët pranë shkollës “Vasil Shanto”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi të gjatë, duke dhënë versionin e tij për atë që ndodhi. Braçe publikon edhe detaje nga takimi, duke mohuar që ndaj Lleshit të ketë pasur fyerje apo përplasje fizike dhe pretendon se aktivistja, së bashku me persona të tjerë, ka ndërprerë takimin dhe ka fyer banorët e pranishëm. Deputeti thotë se gjatë takimit janë evidentuar dhjetëra ankesa të banorëve, ndërsa shprehet se pamjet e kamerave tregojnë, sipas tij, dinamikën e plotë të ngjarjes. “E VËRTETA PËR TAKIMIN TIM DJE; POR EDHE PËR ARVINËN, GRUPIN E SAJ TEKNIK, SHARJET, FYERJET, MALLKIMET NDAJ NJERËZVE NË TAKIM! (Një...
Burimi:
javanews.al