“Na e sill lojtarin më shpejt!” Real Madrid i ofron 2 mln euro Liverpool-it

“Na e sill lojtarin më shpejt!” Real Madrid i ofron 2 mln euro Liverpool-it

18 Maj 2025 10:33 Telesport Real Madrid planifikon që Alexander-Arnold t’i bashkohet skuadrës para 30 qershorit, kur skadon kontrata e tij aktuale me Liverpool. Kjo, sepse Los Blancos luajnë në Botërorin e klubebeve, që nis nga data 15 qershor. Klubi madrilen i ka ofruar Liverpool-it një shumë prej 2 milionë eurosh për lirimin e parakohshëm të mbrojtësit të djathtë. Klubi anglez ende nuk ka kthyer përgjigje. Marrëveshja do t’i lejonte lojtarit të bashkohej më shpejt me skuadrën e tij të re.
Burimi: Telesport.al