Muzika shqiptare dhe botërore bashkohen në koncertin e sotëm të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Muzika shqiptare dhe botërore bashkohen në koncertin e sotëm të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Arteve, organizon sot, më 2 nëntor, një koncert muzikor që sjell në të njëjtën skenë krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë dhe botërorë, përmes interpretimeve vokale dhe instrumentale të artistëve të skenës sonë muzikore. Koncerti mbahet në orën 18:00, në sallën e Akademisë, ndërsa programi përfshin vepra të E. Kálmánit, V. Toles, A. Mulës, Johannes Brahmsit, Gabriel Fauré-së dhe T. Dhomit. Një nga veçoritë e programit është ndërthurja e repertorit klasik ndërkombëtar me krijimtarinë muzikore shqiptare. Në mesin e veprave të përzgjedhura është “Kur më shkon sokakut” e V. Toles, e cila prezantohet si premierë, si dhe “Ajmet shqiptare” e A. Mulës. Programi përfshin gjithashtu dy valsat op. 39, nr. 3 dhe 4, të Johannes Brahmsit, “Sicilienne”...