Muzeu i Artit Bashkëkohor prezanton veprimtarinë e tij
10 September, 2026 - 23:20 Muzeu i Artit Bashkëkohor po zhvillon veprimtarinë e tij përmes hulumtimit, dokumentimit dhe punës për koleksionimin e artit bashkëkohor. Në një video të publikuar nga Ministria e Kulturës, drejtoresha e muzeut, Arlinda Hajrullahu flet për punën që po bëhet dhe rrugëtimin e këtij institucioni në krijimin dhe pasurimin e koleksionit të tij. Fokusi i muzeut është ruajtja, dokumentimi dhe promovimi i krijimtarisë bashkëkohore, duke synuar ndërtimin e një koleksioni të rëndësishëm për skenën artistike dhe kulturore.
Burimi:
kultplus.com