Muzeu Historik Kombëtar, vlerë që duhet mbrojtur

Muzeu Historik Kombëtar, vlerë që duhet mbrojtur

Muzeu Historik Kombëtar, një prej institucioneve më të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit kombëtar shqiptar duhet të mbrohet dhe jo të sulmohet. Ky është apeli i drejtoreshës së Muzeut Historik Kombëtar, Elenita Roshi, e cila në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), theksoi rëndësinë e veçantë që ky institucion mbart për kombin dhe historinë shqiptare. Apeli vjen pas disa përpjekjeve nga ana e protestuesve për të goditur mjediset e këtij institucioni. Ndërkaq, në apelin e saj, drejtoresha Roshi theksoi se muzeu është një dëshmitar i periudhave të vështira të historisë, por edhe i momenteve të krenarisë kombëtare, duke ruajtur gjurmët e ngjarjeve dhe figurave që kanë shënuar ndër shekuj identitetin e popullit shqiptar. Ajo vuri në dukje se mbrojtja, ruajtja dhe vlerësimi i këtij...