Muzeu britanik korrigjon gabimin në koleksionin e monedhave

Muzeu britanik korrigjon gabimin në koleksionin e monedhave

‘BUTRINTI SHQIPTAR, JO GREK’ Studiuesi, njëherazi anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare ka bërë të ditur se Muzeu britanik ka korrigjuar gabimin e tij ku e cilësonte Butrintin si pjesë të Greqisë. Aulon Tare shkruan se i ka dërguar një letër Muzeut britanik lidhur me një koleksion të vjetër monedhash nga “Buthrotum” (Butrint), ku thotë se ajo është pjesë Parkut Antik në Shqipërinë Moderne (Buthrotum Epirus Vlorë/Albania) dhe jo në Greqi si Buthrotum Epirus Greece. “Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të...