Murtaja e Zezë në trojet shqiptare

Murtaja e Zezë në trojet shqiptare

Murtaja e Zezë në trojet shqiptare – Nga Ardian Muhaj Një nga mitet që sillen vërdallë në opinionin publik shqiptar këto ditë pandemie globale është edhe ai se Murtaja e Zezë ose pandemia më tragjike në historinë e Europës nuk e ka prekur popullsinë shqiptare, pra as qytetet e fshatrat në trojet shqiptare në atë periudhë, në vitet 1348-1350. Madje ka edhe nga ata që e çojnë më tej këtë mit duke pretenduar se Murtaja e Zezë që ka prekur të gjithë botën e njohur nga Azia, në Europë e Afrikë, nuk e paska prekur Ballkanin. Ky mit i rrejshëm është thelbësor për të kuptuar një buqetë mitesh të tjera mbi historinë e shqiptarëve dhe që na e kanë turbulluar shikimin e të kaluarës sonë...