Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

Real Madrid po përgatitet të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtareve, por situata brenda klubit vazhdon të jetë larg qetësisë së shumëpritur. Ardhja e José Mourinho në stolin madrilen u shoqërua me pritshmëri të mëdha për rikthimin e skuadrës në luftën për titull, por problemet brenda grupit duket se ende nuk janë zhdukur. Sipas Cadena SER, atmosfera në dhomën e zhveshjes mbetet e ftohtë dhe trajneri portugez nuk ka arritur deri tani ta ndryshojë dinamikën e krijuar prej muajsh. Gazetari Antón Meana ka dhënë një sinjal të fortë në lidhje me situatën, duke thënë se ajo është praktikisht e njëjtë me atë të pesë muajve më parë. Në emisionin El Larguero, Meana ka bërë të ditur se brenda grupit madrilen ka pasur edhe episode...