Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Muranat e monumentit të kultit të hershëm kristian, që flasin për shkatërrimet sistematike në Ulpianë nga politika ditore (1966, 1995)!
Jahja Drancolli Muranat e monumentit të kultit të hershëm kristian, që flasin për shkatërrimet sistematike në Ulpianë (Justiniana Secunda) nga politika ditore (1966, 1995)! Shumë monumente të kultit të krishterë, gjurmët e të cilave heshtin dhe ruhen edhe sot në Kosovë, bashkë me “mitin e Betejës së Kosovës”, kanë shërbyer që nga shekujt e shkuar dhe shërbejnë edhe sot e gjithë ditën si dëshmi, jo vetëm për të arsyetuar “djepin e serbizmit”, por janë edhe burim dhe “arsyetim” qënsor i agresionit serb, jo vetëm në Kosovë. Për t’u arsyetuar kjo, janë shpikur edhe teza extrashkencore, që ndërlidhen me detyrën dhe të drejtën e identitetit kombëtar serb. Këtej, “treva që ruan identitetin kombëtar është një e drejtë e pakontestueshme, e cila nuk mund të shkëputet as...