Mungon Kean, Mancini i beson numrin 9 sulmuesit 21-vjeçar për sfidën e sotme ndaj Turqisë

Mungon Kean, Mancini i beson numrin 9 sulmuesit 21-vjeçar për sfidën e sotme ndaj Turqisë

5 Tetor 2026 17:50 Telesport Pas fitores 1-4 në transfertë, Italia do të ndeshet sërish sonte me Turqinë, në ndeshjen e fundit për këtë periudhë të ndeshjeve ndërkombëtare. Meqenëse bëhet fjalë për ndeshje zyrtare të Ligës së Kombeve, Mancinit i është dashur ta reduktojë grupin në një skuadër prej 23 lojtarësh për ditën e ndeshjes. Moise Kean është larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimi, ndërsa Samuele Ricci dhe Mohamed Ali Zoma janë lënë gjithashtu jashtë listës për ndeshjen ndaj Turqisë. Në vend të tyre janë thirrur Samuele Inacio, Alessandro Romano dhe Nicolo Cambiaghi. Me largimin e Kean, fanella me numrin 9 mbeti e lirë dhe i është dhënë sulmuesit të Interit, Pio Esposito, i cili më parë kishte mbajtur numrin 7 gjatë kësaj periudhe ndërkombëtare....