Mungon goli, Egnatia dhe Partizani e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Mungon goli, Egnatia dhe Partizani e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

5 Maj 2025 20:46 Telesport Po luhet në “Arenën Kombëtare” gjysmëfinalja mes Egnatias dhe Partizanit, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në finalen e madhe për titullin përballë Vllaznisë. Rrogozhinasit duke qenë se e kanë mbyllur në vendin e parë sezonin e rregullt, iu mjafton edhe barazimi sonte për të shkuar në finale, ndërsa për Partizanin e drejtuar nga Skënder Gega vlen vetëm fitorja. Përsa i përket pjesës së parë, ishin rrogozhinasit që e nisën vrullshëm në minutat e para, ku Emiliano Aleksi tentoi dy herë të gjentë rrjetën, por nuk ia doli. Në minutat në vijim, pati...
Burimi: Telesport.al