Muaji i Rinisë në shtator, institucionet dhe partnerët koordinojnë aktivitetet për të rinjtë
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka zhvilluar një takim koordinues me institucione vendore, organizata ndërkombëtare, ambasada, komuna dhe partnerë të tjerë, në kuadër të përgatitjeve për Muajin e Rinisë. Në takim morën pjesë këshilltarja politike e ministrit, Donika Zogu, kryeshefi i Agjencisë së Sportit, Fidan Shatri, si dhe përfaqësues të Departamentit të Rinisë. Sipas ministrisë, fuqizimi i të rinjve përmes politikave konkrete, krijimit të hapësirave të reja dhe mundësive për pjesëmarrje në vendimmarrje dhe jetën publike mbetet një nga prioritetet e këtij mandati. Muaji i Rinisë, që do të zhvillohet gjatë muajit shtator, synon të shërbejë si një platformë e përbashkët bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë, komunave, organizatave rinore dhe komunitetit sportiv. Aktivitetet do të fokusohen në fusha të ndryshme, përfshirë sportin, kulturën, edukimin, mobilitetin,...
Burimi:
kultplus.com