Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mozaiku” i Parlamentit të ri pas 11 majit! 67 deputetë për herë të parë në Kuvend, 45 produkt i garës. Berisha me “besnikë” e aleatë
👁5999
Verdikti i 11 majit konturoi përbërjen e parlamentit të ri, me 140 ligjvënësit për legjislaturën 2025-2029. Partia Socialiste, pas 12 vitesh qeverisjeje, fitoi një mandat tejet të fortë me 83 deputetë, gati shumicë cilësuese, duke zvogëluar ndjeshëm peshën e rivalit kryesor, Partisë Demokratike, e cila së bashku me 25 aleatë të tjerë, në këto zgjedhje morën rezultatin më të dobët në 2 dekada, vetëm 50 ulëse në parlament. Peshën më të madhe do ta kenë sërish dy partitë e mëdha, duke ndarë mes tyre 133 vende në parlamentin e ardhshëm, ndërsa 7 të ulëse të mbetura ndahen mes 4 forcave...