Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mourinho thumbon Italinë: Nuk i mungoj, sepse askush atje nuk e fiton më Champions-in
I pranishëm në Silverstone, ku të dielën zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, José Mourinho ka folur për “Sky Sport”, duke komentuar disa tema të aktualitetit. “Jam mirë, këto janë ditët e fundit të pushimeve. Të dielën nuk do të jem këtu sepse udhëtoj drejt Stambollit, tani fillon sezoni i ri”, – tha fillimisht “Special One”. I pyetur për ndarjen tragjike nga jeta të bashkatdhetarit të tij, Diogo Jota, Mourinho u shpreh me dhimbje: “Ne të gjithë themi që kur dikush largohet ishte i mirë. Në fakt, ai ishte vërtet i mirë, një lojtar i fortë, që nuk kërkonte dritat...