Motra e Sokol Prekës shpërthen në akuza: Ambulanca mungoi, helikopteri u refuzua
Motra e Sokol Prekës akuzon institucionet shtetërore për mungesën e shërbimit të urgjencës në kohën kur vëllai i saj dhe 46-vjeçari David Deda u goditën nga energjia elektrike në Karmë të Vau Dejës. Familjarët e dy viktimave, së bashku me një grup banorësh, zhvilluan një protestë përpara qendrës shëndetësore të Vau Dejës, duke kërkuar përgjegjësi për mungesën e ndihmës së shpejtë mjekësore. Sokol Preka, 40 vjeç, pronar i një lokali dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektriçist, humbën jetën pas kontaktit me energjinë elektrike. Njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri pak minuta më vonë, teksa familjarët dhe banorët prisnin ndihmën mjekësore. Sipas protestuesve, situata u rëndua edhe më tej për shkak se ambulanca e Vau Dejës prej rreth një muaj e...
Burimi:
kohajone.com