Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik, pasi u përplas nga një motor që lëvizte me shpejtësi. ​Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25. Si pasojë e goditjes, këmbësorja pësoi dëmtime të shumta. ​Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja.