Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
MotoGP/ Markez absolut në garën Sprint, nesër Çmimi i Madh i Holandës
Mark Markez fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të Holandës, duke marrë fitoren e tij të nëntë të sezonit nga dhjetë gara duke konfirmuar dominimin e tij në Kampionatin Botëror MotoGP. Piloti i Ducati-t u nis me vrull nga vendi i katërt në radhë, teksa në fund të xhiros së parë kaloi Kuartararo e nisur nga Pole Position me Yamaha (francezi e përfundoi garën e tij në zhavorr), pastaj i rezistoi përpjekjeve sulmuese të vëllait të tij Aleks, i detyruar të kënaqej me një tjetër vend të dytë. Në podium me ta ishte një Marko Bexeki me Aprilia zyrtare....